Kjo dyshohet të jetë aryseja që tre vëllezërit e rrahën imanin

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga tre vëllezër.

Personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyren e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.

Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

Personat të cilët e kanë sulmuar imanin, tashmë janë intervistuar nga Policia, por siç mëson Insajderi asnjëri nga ta nuk e ka pranuar sulmin e bërë mbrëmë.

Burime të Insajderit kanë bërë me dije se imami ndodhet në QKUK e është jashtë rrezikut për jetë.

“Imami aktualisht është i shtrirë në QKUK në gjendje jashtë rrezikut për jetë”, tha ky burim për Insajderin.

Lexo edhe:  Arrestohen dy persona në Kamenicë, sekuestrohen mbi 20 qese marihuanë