LIVE: Dita e 7-të, FSK nis punën në ora 5:30 të mëngjesit në kërkimin e trupave në Turqi

Ekipi i FSK-së fillon punën çdo ditë në ora 5:30 të mëngjesi në Hatay të Turqisë.

Ky ekip pa lodhje dhe me shumë vullnet po e vazhdon punën për kërkimin e trupave në Hatay, pjesën jugore të Turqisë.

Është e paimagjinueshme sa shumë ka disiplinë dhe vullnet nga ushtarët e FSK-së, duke bërë që Ushtria e Kosovës të jenë shembull për të gjitha ushtritë e botës.

FSK tashmë është ndarë në disa grupe dhe kërkimet po vazhdojnë për 24 orë panderprerë, ndërsa në mesin e këtij grupi është edhe ish ushtari i UÇK-së nga Bajgora, Hashim Fejzullahu dhe mitrovicasi Bujar Mangjolli.

Këta pjesëtarë kanë arritur të nxjerrin persona të gjallë por kanë gjetur edhe dhjetëra të tjerë të vdekur, dhe puna vazhdon.

Kosova është krenar me këta ushtarë, që në mënyrën më të mirë po e përfaqësojnë vendin e tyre.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish mësuesi që lapsin e zëvendësoi me pushkë duke u bërë ushtari i UÇK-së në Drenicë