Ia publikoi mesazhet private Xhulit, Getinjo reagon edhe një herë dhe i thotë të gjitha
Getinjo është sqaruar rreth publikimit të bisedës me Xhulin që e ka publikuar, ditë më parë llogarinë e tij në Instagram.
Ish-banori i shtëpisë së BBV ka thënë se nuk e ka publikuar bisedën për ta ulur Xhulin.
“U bona nervoz fortë, jo vec me Xhulin por edhe me Vivin. E pata telefonin në dorë, mu kujtua që i kam pasur disa thirrje prej saj. Nuk e di pse e bëra. Por u nervozova prej krejt situatës. Nuk e kam bë me ulë Xhulin. E publikova atë bisedë, jo për naj arsye me shku dikun me të në Xhuli ka dashtë me manipulU secalin banorë që ka pas me qenë pjesë Big-ut”, ka thënë Getinjo.
Ai u ka kërkuar sërish falje publikut.
Getinjo ka përmendur edhe komentet fyese që po i vijnë mbi të kaluarën e Vivit. Ai u shpreh se nuk do ta gjykojë Vivienin për të kaluarën e saj.
“Si një 31 vjeçar, kurrë gabime të tilla skam bë”, tha tutje Geti.