Kuvendi cakton taksat vjetore të Trustit

Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka miratuar vendimin për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023 për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Bazuar në rekomandimin e Komisionit për buxhet, taksa investuese për vitin 2023 do të jetë 0.32 për qind e mjeteve dhe taksa oepracionale prej 0.05 për qind e mjeteve.

Kërkesën e Fondit e ka paraqitur para deputetëve kryetari i Komisionit për buxhet, Armend Muja.

përputhje me Ligjin për fondet pensionale është bërë kërkesë dhe është trajtuar në Komisionin për buxhet, që konform ligjit dhe Kuvendi ta caktojë taksën vjetore investuese dhe operacionale … Buxheti i miratuar nga Trusti pensional për aktivitetet operacionale për vitin 2023 është 1 milion 295 mijë euro, apo 31 mijë euro më pak se në vitin e kaluar, taksa operacionale për vitin 2023 është propozuar të jetë në normën 0,05 për qind e mjeteve një ulje kjo nga norma aktuale prej 0.57 për qind të mjeteve. Buxheti i miratuar për aktivitete investuese për vitin 2023 pritet të jetë në vlerë nominale prej 8 milionë e 227 mijë euro, apo 0.32 për qind e mjeteve”, ka theksuar Muja.

Në këtë seancë Kuvendi ka miratuar edhe rekomandimet lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Ndërsa raportit vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, nuk ka kaluar.

Lexo edhe:  “Shkova për ta çuar flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, flet djali që bëri bujë mediatike