Abdixhiku i drejtohet Kurtit: A je i vetëdijshëm çka po flet? A je mirë?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur një përplasje të ashpër me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali.

Abdixhiku ka komentuar kushtet e Kurtit për Asociacionin, ku një ndër to është edhe shuarja e strukturave ilegale në veri dhe dorëzimi i armëve ilegale.

“Albin a je i vetëdijshëm, që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës? Çështja e armëve është përgjegjësi e jotja, është detyrë e Policisë dhe jo e dialogut. Jo gjashtë, 22 udhëzime i ki prej Gjykatës Kushtetuese”, tha Abdixhiku.

“Nuk ka polarizim më të madh në fjalimin tënd. A je i vetëdijshëm se çka po flet? Si me i pasë dy pole të mendimit në mendjen tënde. A je mirë?”, vazhdoi tutje ai.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës përfshihen në një aksident trafiku në veri të Mitrovicës