Blinken flet me Vuçiqin, e falënderon për sinqeritetin ndaj propozimit të BE-së

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilin e ka falënderuar për siç tha, angazhimin e tij konstruktiv për sinqeritetin ndaj propozimit të BE-së, për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Blinken, e falënderoi Vuçiqin edhe për angazhimin me ekipin e ShBA-së dhe BE-së të cilët e vizituan presidentin serb javën që shkoi, teksa shtoi se sigurimi i stabilitetit në rajon është thelbësor për sigurimin e së ardhmës evropiane të Serbisë.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktin me ekipin ShBA – BE javën e kaluar dhe për sinqeritetin e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmës evropiane të Serbisë”, shkroi në Tëitter Blinken

Kujtojmë se delegacioni me pesë emisarët ndërkombëtarë javën e kaluar qëndruan në Kosovë e Serbi, ku temë kyçe ishte dialogu mes të dy vendeve

Lexo edhe:  I kërkoi motrës të bëjnë seks, ky është vushtrriasi i dyshuar për ngacmim seksual