“E kam pirë dashurinë tënde, më ka dehur trup e mendje”, Luizi i dedikon këngë – Kiara s’i mban lotët
Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.
Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro.
Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.
Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët.
“E kam pirë dashurinë tënde, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën.