Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse shihni këtë person

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj.

Dedaj dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Lexo edhe:  Dyshohet për shitjen e narkotikëve, ky është i riu që u arrestua në Gjakovë