Shembulli i mirë i Mitrovicasit, e gjen një kuletë me para tek Liqeni Akumulues e dorëzon në polici!

Policia e Kosovës e ka vlerësuar se shembull të mirë veprimin e një qytetari në Mitrovicë, i cili ka dorëzuar në stacionin Policor një kuletë të humbur me para.

Rasti ka ndodhur dje tek Liqeni Akumulues, shkruan 02Press.

“Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit”, thuhet në njoftimin e PK.

Njoftimi i plotë:

Shembull i mirë i një qytetari në Mitrovicë

Mitrovicë, 13 Korrik 2022

Me datë 20.07.2022, qytetari D.S., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 20.07.2022.
Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla.

Lexo edhe:  "Çka lyp ministri i Brendshëm në Trepçë", nxit reagime konfrontimi i Sveçles me minatorë