Mot i vranët dhe me diell këtë javë, paralajmërohet shi në këto ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë parashihet të jetë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.

Rigat e dobëta parashihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.

Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.

Lexo edhe:  Policia me aksion të madh, kontrollon rreth 550 automjete dhe konfiskon 76 patentë shofer