‘Dëgjova një të shtënë, mendova që dikush ka dasmë’ – Flet gruaja e priftit serb që u gjet i vdekur në Vushtrri

Kisha ortodokse në Vushtrri, u mbush me policë të premten. Ata u thirrën të enjten mbrëma nga Gordana Qimbodoviq, kur e kishte parë që burri i saj kishte vdekur brenda shtëpisë ku po jetonin.

S.Q njëherësh klerik në këtë kishë, raportohet se vdiq nga plumbi i armës mbrëmjen e së enjtes.

“Besomni që unë nuk e di çka ka ndodh, asgjë nuk di. Isha duke fjetur kur kam dëgjuar një të shtënë, mendova që dikush ka dasmë ose që po ëndërroja”, tha ajo.

48 vjeçari që u gjet i vdekur brenda hapësirave të objektit fetar, ku për rreth 10 vite kishte shërbyer si punonjës.

Qimbodoviq dyshon se në afërsi të trupit të tij është gjetur një letër, të cilën pretendon se e mori policia për hetime.

“Edhe nëse ka pas ndonjë letër, mua policia ma ka ndalu me hy në dhomën ku ai ishte i vdekur. Me gjasë ata e kanë marr letrën, e mua askush nuk më ka dhënë asgjë”, tha tutje ajo.

Letra nuk është konfirmuar, por që në vendin e ngjarjes, nga organet e rendit është sekuestruar pistoleta me të cilën dyshohet se u krye akti.

Rasti po trajtohet nga prokuroria si hetim i vdekjes, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Lexo edhe:  Kjo është 28 vjeçarja shqiptare që u vra me armë nga i dashuri