Konfirmon Policia: Kleriku serb u gjet i vdekur brenda kishës ortodokse në Vushtrri
Rreth orës 23:00 mbrëmë është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.
Gazeta “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.
Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.
Ende nuk dihen qartësisht rrethanat e vdekjes, mirëpo “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë se në vendngjarje është gjetur edhe një letër.
Sipas burimeve në Polici, trupi i pajetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.
“Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarve të viktimes është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapsirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshes 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.