“Djali ka shku në shkollë, nuk kam pas bukë mi dhan”, nëna me 4 fëmijë në Lipjan ka nevojë urgjente për ndihmë më gjëra ushqimore
Në redaksinë tone, Selvete Muja, një nënë me 4 fëmijët e saj jeton në gjendje të rëndë ekonomike. Ajo ka dërguar një video, ku shihet se kushtet në të cilat jeton janë mjaft të rënda.
Siç mund ta dëgjoni edhe në video, ajo ka nevojë urgjente për gjëra ushqimore si dhe drunj për nxemje, por edhe për veshmbathje.
Ajo tregon se i ka 4 fëmijë dhe se tani nuk ka më se me çfarë t’i ushqejë ata.
“Djali i madh pa hanger buk ka shku në shkollë. Në ora 4 vjen nga shkolla, nuk kam çka mi dhanë me hangër”, ka trefuar ajo, duke bërë apel për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë.
Kjo nënë jeton në një shtëpi me një dhomë në fshatin Medvec të komunës së Lipjanit. Të gjithë ju që keni mundësi ta ndihmoni, mund ta kontaktoni atë në këtë numër telefoni: Selvete Muja: 048711071