Prishtinasi provokon në protestën kundër Kurtit, i quan hajna veteranët e UÇK-së

Një qytetar me inicialet BB (emër i njohur për redaksinë”), ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Gjatë protestës, B.B është parë duke iu ofruar anëtarëve të kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”.

“Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai.

“Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai, teksa thotë se “Kurti është patriot”.

Lexo edhe:  Plagosja e dyfishtë në Rahovec: Dy të dyshuar dorëzohen në Polici, sekuestrohen gjashtë armë dhe municion