Narkodilerë dhe trafikues njerëzish – si e terrorizuan Slloveninë, Kobra me dy vëllezërit e tij

D𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐣 i njohur si 𝐊𝐨𝐛𝐫𝐚 dhe dy vëllezërit e tij, 𝐕𝐚𝐥𝐨𝐧𝐢 e 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐫𝐨𝐧𝐢 me të bëmat e tyre kanë lënë gjurmë edhe në shtetin slloven. Janë dënuar për trafikim të qenieve njerëzor dhe drogës.

Në vitin 2016, Dibran Hoxhaj me pseudonimin Kobra, ishte arrestuar nga policia në aeroportin Brno të Republikës Çeke.

Pas kapjes së tij, Kobra ishte transferuar në Slloveni, meqë kërkohej nga autoritetet e këtij shteti, mbi dyshimet për trafikim të drogës dhe njerëzve, shkruan Gazeta Insajderi.

Për këto çështje më pas ishin ndaluar saktësisht 21 persona në Slloveni, në mesin e të cilëve edhe vëllau i Kobrës, Valoni. Policia sllovene nuk kishte arritur ta kapte vëllaun tjetër të tyre, Shqipronin, ndonëse ishte pjesë e këtij grupi.

Ky i fundit ishte kapur nga Policia e Kosovës tek në maj të vitit 2021. Ai që nga 2016-ta deri në momentin kur u arrestua në Prizren ishte në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i nën dyshimet për trafikim me drogës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Menjëherë janë ndërmarr veprime aktive policore në funksion të identifikimit dhe lokalizimit të personit në kërkim ndërkombëtar, ku përmes angazhimit edhe të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të PK-së, si dhe prokurorisë kompetente personi i pandehur ndalohet dhe shoqërohet në Polici për vazhdim të proceduarve të mëtejme ligjore”.

Që prej kohës kur është arrestuar, vëllau i Kobrës, Shqiproni, është në paraburgim në njërën nga qendrat e paraburgimit në Kosovë, konfirmon Prokuroria Speciale për Gazetën Insajderi.

“Ju njoftojmë se ndaj personit me inicialet Sh.H. më datë 15.01.2023, ju është vazhduar masa e paraburgimit dhe ende nuk kemi ndonjë Aktgjykim nga Gjykata Kompetente”.

Gazeta Insajderi e ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë në Slloveni për rastin e vëllezërve Shqipron, Valon, dhe Dibran Hoxhaj, por ky institucion ka thënë se nuk mund të ndaj informacione mbi proceset që ata kanë kaluar.

Lexo edhe:  Babai e dëbon nga shtëpia vajzën e tij pasi ajo mori mesazhe intime në telefon

“Ministria e Drejtësisë nuk mund t’ju japë informacion për rastet”.

Deri tash, sipas informacioneve që ka Gazeta Insajderi, shteti i Sllovenisë nuk ka bërë kërkesë për ekstradimin e Shipron Hoxhajt.

Sipas ligjeve ndërkombëtare, kërkesa për ekstradimin e Hoxhajt, nga shteti që kërkohej, këtë rast Sllovenia do të duhej të parashtrohej brenda 40 dite nga dita e arrestimit të tij.

Por kjo nuk ka ndodh, meqë vëllau i Kobrës, Shqiproni, për më shumë se një vit vazhdon ta vuaj paraburgimin në Kosovë.

Ky është Valoni, vëllau i Kobrës i dënuar për trafikim të drogës

Valon Hoxhaj që me prejardhje është nga Zhuri i Prizrenit prej kohësh së bashku me vëllezërit e tij jetonin në Izola të Sllovenisë. Nga ky vend, dhe jo vetëm ai së bashku me Dibranin e Shqipronin pasuroheshin në kurriz të shitjes dhe narkotikëve dhe transportit ilegal të njerëzve.

Gjykata në Slloveni e konsideronte Valon Hoxhajn “drejtues të padiskutueshëm” të grupit kriminal të njohur si Kobra ky bënin pjesë edhe dy vëllezërit e tij, Dibrani e Shqiproni, që merrej me trafikun e drogës dhe transportin e paligjshëm të njerëzve, shkruan Gazeta Insajderi.

Pikërisht për këto vepra, Policia e Sllovenisë pas një operacioni të madh kishte arrestuar atë dhe 20 persona më 2016. Atyre u ishin konfiskuar 160 kilogram kokainë dhe 130 kilogramë marihuanë dhe tri armë.

Grupi dyshohej gjithashtu se kishte kontrabanduar 50 persona në territorin e Sllovenisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Zyra e hetimeve në Slloveni pati thënë se 21 personat që janë arrestuar akuzoheshin për rreth 400 krime të kryera në Slloveni, Bullgari, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë.

Tomas Pesolja, shefi i policisë në Koper, zonë kjo ky ishte kryer aksioni, duke përfshirë edhe pjesën e Izola dhe Piran, pati thënë se ky operacion ka qenë i rëndësishëm dhe se policia sllovene kanë pasur një ndihmë të madhe nga Europoli, raportonin mediat sllovene, shkruan Gazeta Insajderi.

Lexo edhe:  Tenton ta largoj me dhunë gruan nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Si udhëheqës i grupit kriminal, Valon Hoxhaj, kishte marrë dënimin më të madh nga gjykata sllovene.

Ai ishte dënuar me nëntë vjet e dhjetë muaj burgim dhe 6 mijë euro gjobë kolaterale, shkruan Gazeta Insajderi.

Valon Hoxhaj gjatë gjykimit në Slloveni | Foto: Nataša Bucik Ozebek

I njëjti vazhdon ta vuaj dënimin në Slloveni, por mediat sllovene e raportojnë Valon Hoxhajn si një profil problematik brenda burgut.

Ai në disa momente ka qenë organizator i kundërshtimeve që kanë pasur të burgosurit brenda burgut ku ai qëndron në Lubjanë, shkruan Gazeta Insajderi.

Sa dhe për çfarë ishte dënuar Kobra në Slloveni?

Gjyqi ndaj Kobrës në Slloveni kishte nisur më 2017, thuajse një vit pas arrestimit të tij. Procesi i gjykimit ndaj tij ka zgjatur saktësisht një vit.

Në maj të 2018, gjykata e kishte shpallur aktgjykimin ndaj tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Dibran Hoxhaj gjatë gjykimit në Slloveni | Foto: FPA

Ai shpallej fajtor vetëm për pjesën e aktakuzës që i referohej transportit të paligjshëm të emigrantëve.

Për këtë Dibran Hoxhaj, i njohur si Kobra, ishte dënuar me një vit burgim, dënim ky të cilin e kishte përfunduar pasi gjykata ia kishte numëruar edhe ditët e kaluara në paraburgim, derisa kishte marrë edhe një dënim më gjobë prej 1 mijë eurove, shkruan Gazeta Insajderi.

Thuajse shtatë vjet pas arrestimit për trafikim të njerëzve, ai tash është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e Visar Cengut të riut nga Kuksi. Rasti kishte ndodhur në Prizren, afër lokalit “Kobra City”, që menaxhohet nga vetë Kobra, menjëherë pas festë së Vitit të Ri.

Për këtë akt, ai tash e dy javë ndodhet në paraburgim bashkë me pesë persona të tjerë të tjerë, përfshirë këtu edhe vëllaun e tij prej nënë, Enver Amrllahin,

Lexo edhe:  Përfshihet nga flaka një fabrikë e stiroporit, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit dalin në vendngjarje