Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës pas vërshimeve: Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira

Shqipëria ka vendosur t’i ndihmojë Kosovës pas situatës së rëndë të krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve intensive disaditore.

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Ai ka publikuar një video të makinerive që janë dislokuar në Kukës, gati për t’u nisur drejt Kosovës.

VIDEO

Lexo edhe:  Serbët në Zubin Potok e shajnë Petar Petkoviqin, atë e rrethojnë krerët e “Listës Serbe”