Nuk ka mësim nesër në shkollat e Skënderajt e Mitrovicës
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që ranë të enjten në Skenderaj, lumi Klina ka dal nga shtrati duke shkaktuar vërshime në këtë komunë.
Shumë qytetarët u dëmtuan si pasojë e këtyre vërshimeve e shumë të tjerë u bllokuan si shkak i shiut të madh.
Kjo komunë ka pezulluar aktivitetet për të premten, e po ashtu edhe procesin mësimor.
Kujtojmë se më herët u njoftua se edhe në Komunën e Mitrovicës u pezullua mësimi për shkak të përmbytjes.