Vdes doktori i njohur Emrush Hetemi, punoi gjatë në Skënderaj, Drenas e Prishtinë

Sot ka ndërruar jetë doktor Emrush (Rexhep) Hetemi. Kështu kanë njoftuar familjarë të tij.

Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Drenas, Skenderaj dhe Prishtinë.

Ai kishte shërbyer në dy mandate si drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Varrimi do të mbahet nesër me datë 19 janar pas namazit të Ikindisë në ora 14:20 në varrezat në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Ndërsa e pamja mbahet me datë 20,21,22 Janar, në Hotel “Grand” Prishtinë, Kati i II-të.

Lexo edhe:  Ia larguan foton e Adem Jasharit dhe flamurin nga zyra, ish-ushtari lë Policinë e Kosovës pas 25 viteve