Gjykata Speciale mori këtë vendim ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë.
Ndërkohë procesi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nëse s’ka rrethana përjashtimore do të fillojë më 21 mars.
Këtë e ka deklaruar kreu i trupit gjykues Charles Smith.
“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Smith.