Të pajisur deri në dhëmbë me armë e uniforma ushtarake – këta janë tre personat e dyshuar që Policia i arrestoi në Prizren
Dy ditë më parë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë kryer tri bastisje në fshatin Pouskë në Prizren. Janë konfiskuar armë zjarri e municion. Tre persona dyshohet që me këto armë e duke përdorur uniforma ushtarake kanë kanosur dy qytetarë.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se të dyshuarit janë Samir Arifi, 20 vjecar, Elham Skenderi 21 vjeçar dhe Nezir Ajdari 29 vjeçar.
Ndaj tyre Prokuroria ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.