E dhimbshme: Ndërron jetë njëri ndër punëtorët e parë të KEK-ut nga Drenica

Mbrëmë ka vdekur Hajdin (Kadri) Krasniqi nga fshati Negroc i Drenasit.

Hajdini njihej si ndër punëtorët e parë të KEK-ut në Drenas dhe prej vitesh ishte në pension.

Ai ishte njohës i mirë i korporatës për punën që bënë në terren.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e mërkure) në orën 15:00 në fshatin Negroc.

Lexo edhe:  Stomatologu nga Mitrovica viziton Kadri Veselin në Hagë