Vushtrria mbushet me posterë që thërrasin për bojkotim të produkteve serbe
Gjatë ditëve të fundit ka një fushatë që po i bën thirrje kosovarëve që të bojkotojnë produktet serbe.
Kjo fushatë ka pasur sukses, duke pasur parasysh rënien e dukshme të blerjes së produkteve serbe në Kosovë, shkruan Jepi zë.
Madje, disa postera me njoftimin “Bojkoto 860” janë shfaqur edhe në qytetin e Vushtrrisë mbrëmjen e djeshme.