Mot me shi sot: Rrezik për vërshime në këto komuna, thirrje për gatishmëri

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot mot me vranësira të dendura, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Në shumë pjesë të Kosovës, kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, e cila ka bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim, zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë.

“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.

Njoftimi i HMK-së për ditët e tjera:

Të mërkurën- Mot kryesisht i vranet dhe me riga te dobeta shiu. Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera te larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.
Të enjten –Mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shum vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perendimore të Kosovës
Të premten -Mot i vranët , reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.
Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore.

(foto ilustrim)

Lexo edhe:  Një ditë pas rastit tragjik, lëndohet edhe një punëtor i ndërtimtarisë – me gjakderdhje në tru dërgohet për QKUK