Kryeministri Kurti kujton politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq: Do të doja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në një reagim të tij, në gjuhën serbe, ka bërë një dedikim në kujtim të politikanit të vrarë serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Siç shprehet Kurti, Ivanoviq, ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij, përcjell klankosova.tv.

Tutje ai thotë se këtë Ivanoviq e bënte duke qenë i hapur, i sinqertë dhe gjithmonë i mprehtë.

Për më shumë, ja dedikimi i tij i plotë, publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës në facebook.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.

Lexo edhe:  Përfundon në duart e policisë i kërkuari për vjedhje në Prishtinë