Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, makina përfundon në lumë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Mësohet se një automjet i tipit “Golf” ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman.

Ende nuk dihet se sa persona ndodhen brenda mjetit, i cili nuk është nxjerrë akoma nga uji.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  “I kam në telefon të gjitha, veç po i pres”, Pacolli me paralajmërim të ashpër për Kurtin e Osmanin