Antigonës së “It’s my love” i digjet vetura, dyshon se dikush ia dha flakën
Në orët e para të së shtunës, Policia ka intervenuar në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku në rrugën “Stokholmi” u raportua për diegien e tri veturave. Akoma nuk dihen shkaktarët e zjarrit, por tashmë kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e rastit.
Sinjali mëson se njëra nga veturat që u dogj është pronë e bashkpronares të televizionit First Channel, Antigona Kotorri.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Kotorri ka ngritur dyshimet te një person, i cili pretendon se mund t’ia ketë vënë flakën veturës së saj.
Ajo ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë që intervenuan, teksa zjarri është lokalizuar pas një periudhe të shkurtër nga zjarrfikësit.
Përveç tyre, kanë intervenuar edhe njësitë tjera, ndërsa eksperti i zjarrit ka dalë sot në vendin e ngjarjes, me ç’rast pritet të zbulohet shkaktari i zjarrit.
Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë deklaruar për Sinjalin se vetura u përfshi nga zjarri derisa ishte e parkuar para ndërtesës ndërsa flakët kishin përfshirë edhe dy vetura tjera të cilat janë djegur pjesërisht.
“Në ora 02:00 pas mesnate kanë dalë zjarrfiksat në vendin e ngjarjes në Rrugën C në Prishtinë ku një veturë është djegur tërësisht kurse një veturë afër saj është djegur një pjesë e majtë e saj dhe ulësja. Kurse një tjetër në anën e djathtë edhe ajo është përfshirë nga zjarri”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.
Të njëjtat burime thonë se në lidhke me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti si “Zjarrvënie”.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet Kotorri, e cila ka njoftuar shkurtimisht se me rastin tashmë po merret Policia.