Mitrovicasi Rafet Musliu: Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem ty – shpresojë të kthehem ndonjëherë
Po vazhdon ikja e të rinjëve nga Kosova, madje me numër të madh.
Sikur në shumë qytete, edhe Mitrovica po zbrazet nga të rinjtë, që tani po vërehet mungeasa e tyre në rrugë, kafiteri, lokale dhe ambiente tjera, shkruan Jepi zë.
Mitrovicasit në numër të madh po emigrojnë në shtetin Finlandës, dhe kjo po bëhet për shkak të disa qytetarëve që kanë hapur kompani, ndërsa tani po marrin punëtorë.
Në mesin e atyre që vendosen të ikin nga Mitrovica është edhe Rafet Musliu, i cili me zemër të thyer është përshendetur me shoqërinë e tij, shkruan Jepi zë.
Musliu është i njohur në Mitrovicë për shkak të angazhimit të tij nëpër punë të ndryshme, përcjell jepi zë, ndërsa ai njihet edhe si kultivues i papagajëve.
Postimi i plotë:
E vështir po kështu u krijuan rrethanat mjer per Kosovën Nën ndorën e kujt ka mbetë, mungesa e zanit edhe e pranisë tonë do e lë të zbrazt Shpin time. Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem ty! Shpresoj qe ndonjeher te kthehem tek vendlindja ime e te jetoj i qetë në dheun tim ku lindi stergjyshi e gjyshi. Po ndihem i thyer nga kjo zgjidhje por gjithmon me mendje dhe zemer do jem Kosovar.