7 tërmete regjistrohen në Shqipëri brenda natës

Shqipëria është përfshirë nga një “breshëri” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por siç raporton Abc News, nuk kanë shkaktuar dëme.

Lexo edhe:  Musliu shpreh ngushëllime për Faton Hajrizin: Jeta jote, një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë