Shi e vranësira- ky është moti për këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Ndërkaq për të dielën bëhet e ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 6-9 gradë Celsius.

Lexo edhe:  Ky është rreshteri që u arrestua sot, kishte lidhje me grupin kriminal që bënin vrasje me pagesë