“Çdo grua duhet t’i bëjë 3 fëmijë”, Avdiu i reagon gjinekologut nga Shqipëria: Gratë vendosin vetë
Gjinekologu nga Shqipëria, Shkelqim Palili, në një emision televiziv ka treguar për lindjet e grave duke thënë se një gruar duhet të lind “duhet patjetër me çdo kusht norma që gruaja t’i bëjë 3 fëmijë”.
Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të analistëve në Kosovë. Analistja, Zana Avdiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se del një burrë dhe tregon se sa fëmijë duhet t’i bëjë një grua.
“Një burrë del edhe tregon se çfare moshe llogaritën plaka gratë, edhe sa fëmijë duhet t’i bëjë gjithsesi një grua. E shumë tjerë ia bëjnë share me idene “kqyrni ju, merrni vesh”. Dmth, edhe këtë të drejtë ia kanë dhane vetës burrat, përveç tjerash”, ka shkruar Avdiu në Facebook.
Ajo ka thënë se gratë kanë vendosur vetë për vetën e tyre, dhe se sipas saj të gjithë duhet ta pranojnë këtë fakt. “Mirëmengjesi krejtve, përveç atyre burrave që spo mujnë me pranu faktin që smujnë mi kontrollu edhe frymemarrjën e grave”, përfundon statusi i saj.