Hajnat thyejnë një shtëpi në Rahovec, vjedhin 4 mijë euro, 2 mijë franga zvicerane dhe armë zjarri

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri te qytetarët të cilët kërkojnë ndihmën e Policisë për kapjen e hajnave.

Kështu e ka pësuar edhe një familje në fshatin Qifllak të Rahovecit, ku persona të panjohur kanë hyrë mbrëmë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur gjëra me vlerë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë, i cili ka bërë me dije se hajnat kanë hyrë me forcë nga dritarja dhe kanë demoluar hapësirat e brendshme të shtëpisë.

Sipas sij, ata kanë marrë para të gatshme 4 mijë euro dhe 2 mijë euro franga zvicerane e po ashtu edhe një armë zjarri me leje të lëshuar nga organet kompetente.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Si u zmbraps ushtria serbe tri herë në luftimet që zgjatën shtatë orë – rrëfen ish-ushtari i brigadës 114 në Drenicë