18-vjeçarja nga Podujeva viktimë e dhunës në familje, e denoncon burrin në Polici
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.
Probleme në martesën e tyre ka edhe një çift i ri nga Podujeva, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila është e moshës së njëjtë.
Sinjali mëson se e reja ka denoncuar rastin në Polici dhe më pas ka kërkuar që të shkojë në shtëpinë e prindërve të saj.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë rrahur bashkëshorten e tij.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.