Mitrovicasit i vjen prishtinasi në Mitrovicë, e kërcënon me thikë

Posedimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Personat e armatosur shpesh herë ato i përdorin për të kërcënuar ata me të cilët kanë telashe, por ka raste që përpos që i frikësojnë, i përdorin ato dhe gjithçka përfundon tragjikisht.

Një kanosje serioze ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me thikë një 22-vjeçar.

Sinjali mëson se 19-vjeçari nga Prishtina pas një mosmarrëveshje me mitrovicasin, ka eskaluar në kërcënim, çka i kushtoi me denoncim në Polici.

Viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, teksa i dyshuari ende nuk është intervistuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Zbulohen emrat e dy të dyshuarve kosovarë që tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj në Vlorë