Podujevë: Lëndohen policët gjatë arrestimit të një personi

Sot gjatë ditës është raportuar për arrestimin e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një lokal në rrugën “Xhemajl Musftafa” në Podujevë

Por, gjatë arrestimit, i njëjti ka bërë rezistencë, duke rezultuar kështu edhe me lëndimin e disa policëve, këta të fundit që kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.

“Rr. Xhemail Mustafa, Podujevë 10.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër  kosovare.

I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar  me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Arrestohet i arratisuri i famshëm me të kaluar kriminale, kapet sërish nga Policia