Haxhiu: Ish polici serb që plagosi policin e Kosovës në arrest shtepiak, ushtari i FSK-së për plagosje i caktohet masa paraburgimit

Pas vendimit të gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ushtarit të FSK-së, ka shkaktuar reagim.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka krahasur vendimin e gjykatës me vendimin për ish policin, Dejan Pantiq, shkruan Jepi zë.

Haxhiu ka shkruar se gjykata mori vendim tjetër për ish policin serb e ndryshe për ushtarin e FSK-së.

Postimi i plotë:

Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.
Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.

#Krejt dhe drejt
#Barazi dhe drejtësi

Lexo edhe:  Heroi i ditës: Ish ushtari i UÇK-së ndihmoi qytetarin që mbeti pa ndenja në xhami gjatë xhumasë