Ky është kosovari që u gjet i vdekur në mal, ishte zhdukur para 4 muajsh

Një person sot rreth orës 12:00 ka raportuar se në malin “Polevica” në Prizren, ka hasur në një person të varur me litar në një lis.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Gazeta mëson se personi që u gjet i vdekur është Behamir (Ruzhdi) Gavazaj. Ai ishte raportuar nga policia si i zhdukur që nga 10 shtatori i vitit të kaluar.

Byqyti tha se trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

“Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kanë përgjigj patrullat policore të Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestarë dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar”, tha ai.

“Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

Ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ky është njoftimi i policisë pasi shpalli në kërkim viktimën:

Njoftimi i plotë:

Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren, Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10. Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

Peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Lexo edhe:  “Kam me ta jep një plumb”: I mituri në Podujevë kërcënon një person – Policia i gjen armë zjarri