Babai i të plagosurit Millosh Stojanoviq: Është e vështirë, në vend që të festojmë Krishtlindjet, kemi frikë për jetën e tyre

Zvonimir Stojanoviq, babai i Milloshit që u plagos sot, tha se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se në vend që të festojë Krishtlindjet, tani ka frikë për jetën e djalit të tij.

“Më vjen keq që erdhi deri këtu. Është e vështirë, në vend që të jemi në shtëpi këtë ditë, ne jemi këtu në spital ku jemi të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre. Nuk di kë të fajësoj, por nuk po shkon kështu, është vërtet e vështirë tha Zvonimir për KosovoOnline.

Zvonimir shton se nuk është i informuar për detajet e ngjarjes, se ka marrë një telefonatë vetëm nga klinika në Shtërpcë dhe se nuk ka informacion për arrestimin e autorit.

Lexo edhe:  Incidentet tragjike – Sivjet më së shumti vdekje në punë