Prifti ortodoks ‘godet’ Shefqet Krasniqin: Nëse babadimri është babadreq, ti nuk je hoxhë i denjë
Moderatori i emisionit Kojshia Show, Sadri Imeri, ishte mysafir në Elbasan te kisha të cilën e drejton At Nikolla Xhufka, të cilën ai e quan “kishë paleokristiane – katakomb”. Me priftin At Nikolla zhvilloi edhe një intervistë.
Në këtë intervistë, At Nikolla i ka bërë edhe një reagim imamit nga Prishtina, Shefqet Krasniqit, për deklaratën e këtij të fundit se “babadimri është babadreq”.
Prifti thotë se është ndjerë i fyer nga kjo deklaratë dhe se sipas tij, Shefqet Krasniqi nuk është hoxhë i denjtë, pasi që me deklaratat e tij po bën përçarje tek shqiptarët.