Ky është personi i dyshuar për plagosjen e dy serbëve

Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar pjesëtarin e FSK-së, A.K. nën dyshimin për përfshirje në plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë.

I njëjti është kapur në Prevallë.

Derisa dy të plagosurit Stefan Stojanovic dhe Milan Stojanovic janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduarve iu është dhënë ndihmë në QKMF në Shtërpcë dhe pastaj janë dërguar me Ambulancë në Graçanicë.

“Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë

Lexo edhe:  Qeveria zhgënjen tej mase punëtorët e “Trepçës”, ua ekzekuton vetëm 51% të pagës përkundër angazhimit të madh dhe ndryshimeve që ndodhën