Aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura hyn në ara

Një vetaksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, në Silvovë.

Lajmi është bërë i ditur nga një faqe rajonale e Gjilanit, “G-Lan City”.

Përmes një video të publikuar nga vendi i ngjarjes, vetura shihet se ka dalur nga rruga dhe ka rënë në ara.

Deri tani nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa nga Policia e Kosovës nuk ka ende ndonjë informacion.

Për ta parë VIDEON, klikoni KËTU

Lexo edhe:  E pazakontë në Shqipëri: Burri rrah gruan, e paguan kosovarin për t’i hequr ‘magjinë’ me kaçavidë