Mërgimtari që vdiq në aksident në Çagllavicë, po voziste 285km/h

Një  vetaksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Çagllavicës.

Një 35-vjeçar me inicialet A.A., ka vdekur në vend, pas përplasjes me shtatë makina të tjera të cilat ishin të parkuara në një autosallon.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shpejtësia e madhe mund të jetë shkaktari kryesor i këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Ndërsa, 8 zjarrfikësve u janë dashur 2 orë e gjysmë për ta nxjerrë trupin e viktimës nga makina.

Lexo edhe:  Skënderaj: Arrestohet pas mesnatës një përson në Klinë të Epërme