Policia serbe e rrahu dhe detyroi të gëlltiste briskun, shkak një foto e Luigj Gurakuqit
Një fotografi policia serbe e morën si shkak për ta rrahur Avdyl Gegajn. Pas torturave këtë të fundit e lanë për të vdekur në arën e tij në Korishë të Prizrenit, ndërsa kur arriti në spital, mjekët zbuluan se në trupin e Gegajt, ndodhej edhe një objekt i jashtëm.
Krejt kjo ngjarje ndodhi në korrikun e vitit 1990.
Gjithçka filloi kur tre policë serbë, i zunë pritën Avdyl Geges, në arën e tij në Korishë të Prizrenit.
Pasi që e rrahën, ata e detyruan Gegën edhe ta gëlltiste një brisk.
E këtë ngjarje që ndodhi 3 dekada më parë, e mbanë mend mirë tani 86 vjeçari.
Gegaj tregon se pas pjesëmarrjes në demonstrata, kishte rënë në sy të policisë serbe.
Por shkak për ta rrahur, thotë se u bë edhe një fotografi, ajo e Luigj Gurakuqit
Gega thotë se vetëdija i erdhi vetëm pas disa orëve.
Pasi doli në rrugë i përgjakur, Gega u transportua në spital nga një veturë e rastit.
Ndërsa fillimisht, mjekët nuk e vërejtën briskun brenda trupit të tij.
E pas disa orëve, mjekët arritën që me sukses ta nxjerrin briskun nga trupi i Avdyl Gegës.
Por, kjo nuk ishte hera e parë që Avdyl Gega ishte përball vdekjes.
86 vjeçari tregon se në një rast tjetër, atë e bën gati për pushkatim.
Avdyl Gegaj ndryshe njihet edhe si personi që vite me parë u përlesh me një ari derisa e mbyti atë.