Tentuan të vjedhin një shtëpi në Prishtinë, hajnat gjuajnë me armë pasi hetohen nga pronari
Të dielën, rreth orës 04:00 pas mesnate një person ka gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Shaban Shala” në kryeqytet.
Ngjarje e ngjashme ndodhi mëngjesin e së shtunës në po të njëjtën rrugë. Porse në rastin për të cilin raportoi Klani ishin dy persona të maskuar dhe të njëjtit dyshohet se kishin për synim të vidhnin, por u hetuan nga pronari e duke u larguar njëri gjuajti me armë.
Mirëpo ndryshe nga dje, atë që ngjau të dielën nuk e pa askush. Gjatë kësaj jave në këtë rrugë edhe tre shtëpi të tjera është tentuar të vidhen
Të dëmtuarit besojnë se kanë qenë të njëjtit persona të përfshirë në këto raste. E të shqetësuar janë edhe banorët e tjerë, që thonë se do të marrin masa.
Banorët treguan se organet e rendit kanë dalë në vendngjarje të dielën pas të shtënave, mirëpo nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë nuk i kthyen përgjigje Klanit rreth hapave që janë ndërmarrë.