Ronaldo “tronditi” botën me transferimin tek Al Nassr, por dikur pjesë e klubit arab ishte edhe një shqiptar

Cristiano Ronaldo ndryshoi faqen në karrierën e tij duke u transferuar tek ekipi i Al Nassr në Arabinë Saudite.

Transferimi i CR7 bëri bujë në të gjithë botën, por klubi i sheikëve nuk është i panjohur për shqiptarët pasi dikur pjesë e këtij ekipi ka qenë një legjendë e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Hysen Zmijani, madje është shpallur edhe dy herë kampion.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Zmijani kujton kohën kur u transferua tek Al Nassr:

Disa kujtime nuk shuhen kurre Alnassr Fc .30 vite me pare, kam firmosur me Al-Nassr. Te qenit pjese e ketij klubi ka qene nje eksperience shume e bukur ne karrieren time ku ne 2 vite qe kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995 🏆). Me gezon te shoh kete klub duke bere tituj ne mbare boten me lojtarin e tyre me te ri Cristiano Ronaldo. Jam krenar qe kam qene pjese e ketij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadres sukses.

Lexo edhe:  Flamuri i UÇK-së valvitet në stadium gjatë ndeshjes Moldavi – Shqipëri