Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët deri në 16 vjeç
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikmi për shtesat për të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare.
Ai tha se po përmbushet “në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë”.
“Dhe, më në fund, përmbushet në tërësi njëri nga premtimet kryesore të Qeverisë sonë. Nga tani e tutje, të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare mund të përfitojnë nga shtesat mujore për fëmijë. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.