Tentim grabitje në Viva Fresh në Podujevë, roja ua zë pritën hajnave të armatosur

Pompat e derivateve dhe marketet shumë shpesh janë cak i hajnave.

Kjo dukuri po shkakton pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në pikën e marketit Viva Fresh Store në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda marketit të maskuar, duke tentuar të grabisin paratë nën kërcënimin e armës, por këtë herë u ballafaquan me rojën që ua zuri pritën.

Të dyshuarit kishin planifikuar që ta grabisin marketin duke hyrë nga dera e pasme, por pikërisht aty iu doli punëtori i sigurimit, me ç’rast të dyshuarit u larguan menjëherë, në një drejtim të panjohur.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar punëtorët e kompanisë, të cilër kanë dhënë detajet për atë që ka ndodhur në pompe.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim grabitje” teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML