E rëndë: 3 të plagosur në Prishtinë nga festimet, një nga ta është 15 vjeçar

Sonte janë regjistruar tre raste të plagosjeve nga plumba qorr në Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar Ejup Govori, të plagosur nga këta plumba janë një 15-vjeçare, një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar.

Ndërkaq, edhe 11 të tjerë janë lënduar nga mjete piroteknike.

Viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:  Protesta e pensionistëve serbë në Veri, Policia: Ishin rreth 1800 persona, kanë ardhë edhe nga qytete tjera