“Me një gotë siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi”: kujtohen zakonet e Adem Jasharit për fundvit

Profesori universitar, Blerim Latifi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar zakonet e komandandit legjendar, Adem Jashari, për të cilin thotë përkundër të gjithave në fund kthehej në shtëpi që t’ua uronte vitin e ri familjarëve.

Latifi në prag të ndërrimit të motmoteve ka shkruar rreth Adem Jasharit, të cilin e ka quajtur ”i pa përsëritshmi në rrjedhë të shekujve”.

”Nga viti 1991 ndiqej këmba këmbës nga policia serbe. E kishin dënuar me 20 vite burg në mungesë. Ku e zinte nata, nuk e zbardhte dita. As pritat nuk e kapnin dot. Dhe kur vinte ora e ndërrimit të moteve, kthehej në vatrën atërore për t’ua uruar vitin e ri të gjithëve. Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi. Sepse veç hasmi do që ne të mos gëzojmë e festojmë. Të mos kemi vit të ri. As shpresa të reja. Sepse ai kishte dalë në mal për shpresën që atdheu i tij një ditë të gëzonte e festonte i lirë. Dhe ashtu u bë. I papërsëritshmi në rrjedhë të shekujve: Adem Jashari,” ka shkruar Latifi.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit