Dhunë në një familje: Burri dhe gruaja rrahen me njëri-tjetrin, përfundojnë në Polici
Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese.
Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Por ka raste kur edhe ato përshihen në rrahje dhe përfundojnë në Polici.
Kështu ka ndodhur të premten pasdite, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Konflikti verbal mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast burri i dyshuar fillimisht e ka ofenduar bashkëshorten e tij. Aty situata eskaloi dhe gruaja u detyrua t’iu vërsulej.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para e dyshuara e ka sulmuar fillimisht burrin, e më pas e ka goditur edhe ai, duke pësuar kështu shkaktuar lëndime.
Posa Policia ka marrë informacionin për këtë rast të dhunës, njësitë policore kanë intervenuar, duke arrestuar të dyshuarit, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave, ndaj tyre është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.