Kurti: Barrikadat kanë qenë më shumë kundër Rashiqit dhe Trajkoviqit se kundër meje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat në veri kanë qenë më shumë kundër Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit se sa kundër tij, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ato nuk kanë qenë aq ashumë kundër Qeverisë por kundër pluralizmit politik mes serbëve të Kosovës.

“Këto barrikada nuk kanë qënë aq shumë barrikada kundër Qeverisë sa për bindjen time kanë qenë barrikada kundër pluralizmit politik të komunitetit serbë në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se pluralizimi që po linde është përjetuar rëndë, duke iu referuar barrikadueseve.

“Kanë qenë barrikada kundër Nenad Rashiqit, Rada Trajokoviqit mbase më shumë se sa barrikada kundër Albin Kurtit. Ata e kanë përjetuar tepër rëndë faktin që po lind pluralizimi  në mesin e serbëve në Kosovë”. / Gazeta10

Lexo edhe:  Kosovarja synon rekord të ri në Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami